Lajm i mirë për pacientët: Elbasani drejt forcimit të shërbimit onkologjik

Ka nisur zyrtarisht puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 spitale rajonale të vendit, me synimin për t’u ofruar pacientëve shërbime onkologjike më pranë vendbanimit të tyre.

Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, deklaroi se ky projekt përfshin edhe hartimin e protokolleve të reja të onkologjisë, të bazuara në modele bashkëkohore evropiane, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano.

“Janë gati protokollet e reja të onkologjisë dhe po punojmë për rritjen e kapaciteteve të kimioterapisë në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët të mos detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për trajtim”, u shpreh ministrja Sala.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, Zheni Gjergji Bebi, theksoi se godina aktuale është ndërtuar në vitin 1956 dhe rikonstruktuar në vitin 1999, por ka nevojë për një investim të ri të rëndësishëm, veçanërisht për repartet e patologjisë dhe onkologjisë.

“Kemi përgatitur një plan rikonstruksioni, i cili kërkon investime për përmirësimin e shërbimit në repartet e patologjisë dhe onkologjisë. Disponojmë staf të mjaftueshëm dhe besojmë se ky investim do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit”, u shpreh Gjergji.

Vizita e ministres në Elbasan u prit nga drejtuesit e spitalit dhe stafi mjekësor, ndërsa u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shërbimeve onkologjike në nivel rajonal. Echoss Newss

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Adoleshentët , sprova e heshtur e prindërve

NGA AGIM BAÇI Një video dhune e disa adoleshenteve ndaj...

Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në samitin e NATO-s

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kryetari i Partisë...

Dhurata e pazakontë nga Erdogan për liderët e NATO-s, u dhuroi pistoleta të personalizuara me emrat e tyre. Starmerit i hapin probleme

TURQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit...

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria do të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

PRESHEVË , 8 korrik 2026 /Albania Express News/ Presidenti...