Kampionati i Shahut në QKF Elbasan, një nismë që edukon dhe formon të rinjtë

Në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF) në Elbasan u zhvillua Kampionati i Përvitshëm i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë dhe që synon të nxisë zhvillimin intelektual dhe kulturën sportive te fëmijët.

Fitues të këtij edicioni u shpallën Erdet Alla nga shkolla “Sule Harri” dhe Arsa Çekani nga shkolla “Jorgji Dilo”, të cilët u dalluan për përqendrimin, strategjinë dhe aftësitë e tyre logjike. Organizatorët i uruan kampionët për suksesin dhe i inkurajuan të vijojnë rrugën e sportit të mendjes.

Këtë vit, kursi i shahut është përfshirë si pjesë e rregullt e kurseve që QKF ofron, pas kërkesave të shumta nga nxënësit dhe prindërit. Pjesëmarrja e lartë në kampionat dëshmon interesin gjithnjë e në rritje të fëmijëve për aktivitete që zhvillojnë mendimin kritik, përqendrimin dhe disiplinën.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan ofron një sërë kursesh artistike, kulturore dhe sportive, me qëllim edukimin, argëtimin cilësor dhe largimin e fëmijëve nga përdorimi i tepruar i mjeteve teknologjike.

Kjo qendër përbën një shembull pozitiv të investimit në formimin e brezit të ri, duke krijuar hapësira ku talenti dhe vlerat edukative kultivohen çdo ditë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Adoleshentët , sprova e heshtur e prindërve

NGA AGIM BAÇI Një video dhune e disa adoleshenteve ndaj...

Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në samitin e NATO-s

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kryetari i Partisë...

Dhurata e pazakontë nga Erdogan për liderët e NATO-s, u dhuroi pistoleta të personalizuara me emrat e tyre. Starmerit i hapin probleme

TURQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit...

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria do të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

PRESHEVË , 8 korrik 2026 /Albania Express News/ Presidenti...