Aksident i rëndë pranë Paraburgimit të Elbasanit, tre të plagosur , një në gjendje kritike

 

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë kryer dokumentimin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME