Tetova: Në Ballsh duhet të sillemi si kampionë

Në prag të transfertës me Bylisin, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka folur për mediat duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe rëndësinë e ndeshjes. Tekniku rrogozhinas theksoi se përballja në Ballsh kërkon përqendrim dhe korrektësi taktike, duke pasur parasysh edhe momentin e kampionatit.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, sepse Bylisi në fushën e tij është një ekip shumë i fortë dhe për t’u respektuar. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse për këtë arsye është kampionati dhe në fund pikët kanë më shumë peshë se çdo gjë tjetër”, u shpreh Tetova.

Trajneri i kampionëve u ndal edhe te situata e skuadrës dhe alternativat në dispozicion për këtë përballje, duke pranuar mungesat në mbrojtje. “Mungojnë Xhemajli dhe Alijev, dy lojtarë të rëndësishëm për repartin defensiv, por jam i kënaqur me grupin që kam. Do të jemi të detyruar të bëjmë edhe ndonjë rotacion, por besoj te djemtë dhe te mënyra se si kanë punuar gjatë gjithë sezonit”, theksoi ai.

Tetova foli gjithashtu për ndikimin e mungesave dhe largimit të Ndrecës në përgatitjet e skuadrës. “Janë disa mungesa që padyshim e vështirësojnë përgatitjen, por rotacioni që kemi bërë gjatë gjithë vitit na ka ndihmuar dhe besoj se do të na ndihmojë edhe në këtë ndeshje”, shtoi trajneri i Egnatias.

Në fund, tekniku rrogozhinas u ndal te menaxhimi i presionit dhe specifikat e transfertës në Ballsh. “Nuk ka presion te skuadra ime. Nën drejtimin tim kemi pasur gjithmonë qartësi në detyra dhe fokus te futbolli. Çdo ndeshje ka specifikat e veta, e vlerësojmë kundërshtarin, por duhet të sillemi si kampionë”, përfundoi Tetova.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...