AKU tërheq nga tregu qumështin formulë pas alarmit për baktere

Autoritetet ushqimore kanë ndërmarrë masa urgjente për largimin nga tregu të një produkti qumështi formulë për foshnja, pas dyshimeve për rrezik ndaj shëndetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se bëhet fjalë për produktin NAN 1 OPTIPRO, për të cilin është identifikuar prania e një bakteri potencialisht të dëmshëm.

Pas sinjalizimit të marrë përmes sistemit europian të alarmit për ushqimet, AKU ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit që ndodhej në qarkullim në vend. Produkti është tërhequr nga pikat e shitjes dhe është vendosur që të asgjësohet ose të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti u bën thirrje prindërve që e kanë blerë këtë qumësht formulë të mos e përdorin dhe ta dorëzojnë në dyqanin ku e kanë blerë, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të foshnjave. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo rreziku për konsumatorët më të vegjël.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aleksi “djall” dhe Dajsinani “monumental”, Egnatia merr një barazim të çmuar në transfertën ndaj Petrocub

MOLDAVI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka marrë një...

Astana vlerëson Dinamo City , Babajan: Na pret një ndeshje e vështirë, por nuk kërkojmë alibi

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Një ditë para sfidës...

Rekord i frikshëm në Spanjë, temperatura në Barcelonë arrin nivelin më të lartë në histori

SPANJË 8 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shënuar një...