Dëbora shton turistët e aventurës në Theth, Lëpushë e Razmë

Zonat e mbrojtura malore në qarkun e Shkodrës janë ndër pikat e referimit për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Këto ditë janari zonat malore tërheqin turistë që shijojnë bukuritë që ato ofrojnë nën petkun e dëborës.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha tha sot për ATSh-në se “Thethi, Boga, Vermoshi, Lëpusha, Razma janë ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit të aventurës, ku natyra e egër dhe terreni malor krijojnë kushte ideale për përvoja sfiduese dhe autentike”.

“Me rënien e dëborës ditët e fundit këto zona po preferohen nga të pasionuarit pas skive në pistat natyrore dhe ecjes në dëborë”, tha Dardha.

Dardha u bën apel të gjithë vizitorëve vendas e të huaj që të shoqërohen nga guidat vendase kur eksplorojnë shtigjet e ndodhura në Alpe, në mënyrë që shmangen incidentet për shkak të dëborës.

Por edhe gjatë vitit që lamë pas, ky park ishte një ndër më të vizituarit nga turistë vendas e të huaj në 12 muajt e vitit.

Dardha tha se numri i turistëve që vizitojnë zonat e mbrojtura vitet e fundit ka një tendencë rritjeje.

“Vitin e kaluar kemi arritur të kalojmë mbi 1 milion vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Shkodër si Velipoja, lumi Buna, liqeni i Shkodrës, Parku Kombëtar i Alpeve që përfshin Thethin, Vermoshin, Lëpushën, Razmën dhe Bogën. Ndërkohë që destinacioni më i vizituar është lumi i Shalës”.

“Konkretisht nga janari deri në fund të dhjetorit zonat e mbrojtura të qarkut u vizituan nga 1 298 200 vizitorë, ku 785 820 ishin vendas dhe 512 380 të huaj”, tha Dardha.

Shkodra, me sipërfaqen e madhe të zonave të mbrojtura, përbën një nga potencialet më të rëndësishme të vendit sa i përket turizmit të natyrës, kulturës dhe historisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sanie Balla nga Babja , pionierja e laboratorit të Fabrikës së Verës dhe skenës artistike në Librazhd

Një figurë e rrallë dhe shumëdimensionale e historisë së...

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset, rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët,...

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...