Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Dinamos së Zagrebit, ku ka folur për karrierën e tij në Kroaci, paraqitjet me klubin dhe përvojën me ekipin kombëtar.

27-vjeçari e cilësoi firmosjen me Dinamon si një moment kyç në karrierë, duke e vlerësuar klubin si një institucion me histori, tifozëri të madhe dhe përgjegjësi të lartë.

Gjatë gjysmës së parë të sezonit, Hoxha ka shënuar gola vendimtarë për skuadrën kroate, mes tyre edhe golin ndaj Rijekës, i cili i siguroi Dinamos tri pikë. Deri tani, anësori ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asiste në 17 ndeshje në kampionatin kroat.

Hoxha u shpreh i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, por theksoi se objektivi kryesor i Dinamos mbetet fitimi i titullit kampion.

Ai iu bashkua Dinamo Zagrebit në vitin 2024, pas aktivizimit me Slaven Belupo. Më herët në Kroaci ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebin, ndërsa në Kosovë ka qenë pjesë e Ballkanit, Besës, Istogut dhe Prishtinës.

Hoxha foli gjithashtu për përvojën me Kombëtaren kuqezi në Euro 2024, veçanërisht për ndeshjen ndaj Kroacisë në Hamburg, ku u aktivizua në minutën e 85-të në barazimin 2-2.

Ai ka zhvilluar 21 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar një gol. Më parë, ai ka regjistruar edhe tri paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...