Rama: Dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga përmbytjet, prioritet

Dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore është prioritet i qeverisë, bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se procesi do të vijojë pas përfundimit të verifikimeve në terren. Nē podcast-in “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama u ndal te situata e fundit e shkaktuar nga reshjet e dendura duke vënë në dukje se askush nuk do të mbetet pa përkujdesje.

Kryeministri u shpreh se motoja “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” është parim udhëheqës sa herë që vendi dhe njerëzit përballen me fatkeqësi, që nga tërmeti shkatërrues e deri te dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, zjarret apo situata të tjera emergjente.

Ai siguroi familjet e dëmtuara nga përmbytjet e fundit se shteti qëndron pranë tyre me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik, duke përmbushur çdo detyrim, si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.

Sipas Kryeministrit, puna e institucioneve nuk do të ndalet me përmirësimin e kushteve të motit, por do të vijojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura.

“Ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur paraprakisht planin me skenarët e dëmshpërblimit dhe po pret përfundimin e verifikimeve për të kaluar në fazën e kompensimit”, tha ai.

Duke iu referuar përvojave të mëparshme, Kryeministri nënvizoi se qeveria ka shlyer borxhet e trashëguara nga përmbytjet e mëparshme dhe nuk ka krijuar më detyrime të tilla ndaj qytetarëve, duke theksuar se kjo është një Shqipëri që nuk i lë më vetëm njerëzit e saj.

“E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më”, deklaroi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...