Zjarre masive në shtetin e Viktorias së Australisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, digjen 1.5 milionë ha tokë pyjore

Autoritetet në shtetin australian të Viktorias shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të shkallës së zjarreve që vazhdojnë prej ditësh, të cilat kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe kanë shndërruar në hi sipërfaqe të gjera pyjesh.

Vala e të nxehtit që ka prekur rajonin, me temperatura që tejkalojnë 40° Celsius në shtetin e Viktorias dhe erërat e nxehta kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve, siç ndodhi gjatë “verës së zezë” në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020 në të njëjtin rajon.
Një nga zjarret më të mëdha ka djegur gati 1.5 milion hektarë pranë Longwood, rreth 150 kilometra nga Melbourne, një zonë me shumë pyje të virgjëra.

Gjendja e fatkeqësisë, e shpallur sot nga Kryeministrja e Viktorias, Jacinda Allan, u jep kryesisht zjarrfikësve fuqinë për të urdhëruar evakuime emergjente.
“Gjithçka ka të bëjë me një gjë: mbrojtjen e jetës së banorëve të Viktorias”, tha Allan. “Dhe kjo dërgon një mesazh të qartë: nëse ju thonë të largoheni, largohuni!”, shtoi ajo

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia bie në Dublin, por lë të hapur shpresat për përmbysje në Rrogozhinë

DUBLIN, 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Egnatia...

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...