Ministri Andis Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit po shënon përmirësim të ndjeshëm, si pasojë e uljes së reshjeve gjatë 24 orëve të fundit, por edhe punës së kryer nga strukturat e emergjencave në terren.

Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.

“Ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje. Mjetet e rënda janë angazhuar në rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar në mbrojtjen e tokave bujqësore dhe në rikthimin gradual të normalitetit”, u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.

Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot ,45-vjetori i Elton Guranjakut, arkitektit të sukseseve të “AF Elbasani”

ELBASAN,24 maj 2026/Albania Express News/Sot feston 45-vjetorin ,drejtori sportiv...

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...