Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit, sherr i dhunshëm mes dy të burgosurve, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital

Një tjetër rrahje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe.

Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spital per mjekime.
Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të shumta.
Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani kanë nisur të godasin njëri tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg.
Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.
Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt spitalit për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut pas dëmtimeve të rënda që kanë pësuar në trup.
Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit teksa ky i fundit u godit duke u dëmtuar fizikisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FK Sopoti fton bizneset t’i bashkohen projektit të ri në Kategorinë e Parë: “Së bashku ndërtojmë suksesin!”

LIBRAZHD ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Pas rikthimit të merituar...

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun me Mbappe e Dembele dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Franca është gjysmëfinalistja...

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë në ndërhyrjen në…

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen...

Vrasja e 40-vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, policia deklaratë zyrtare: Humbi jetën në spital, autorët në arrati

LAÇ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dalë me deklaratë...