Bashkia e Librazhdit në gadishmëri të plotë për përballimin e motit të ashpër, dëbora mbulon të gjithë fshatrat, mbi 40 cm në Steblevë

 

Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, ka qenë sot në terren, së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, z. Arbjan Mazniku, për të monitoruar nga afër situatën e krijuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën.

Sipas informacioneve zyrtare, në Njësinë Administrative Steblevë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin. Megjithatë, strukturat përgjegjëse janë angazhuar maksimalisht dhe po punohet pa ndërprerje për të mbajtur rrugët të hapura dhe të aksesueshme për banorët.

Bashkia Librazhd bën me dije se në të gjitha njësitë administrative po zhvillohet monitorim i vazhdueshëm i situatës dhe strukturat e emergjencave janë në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të lindë nga moti i keq.

Në këtë kuadër, autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, duke garantuar kështu sigurinë e tyre dhe të komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Artistja amerikane Anne Kullaf rrëfen ëndrrën për të pikturuar Alpet dhe bregdetin e Shqipërisë që e kanë magjepsur edhe nga larg

Nga Caush Kullafi SHBA ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Artistja amerikane...

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm i bukur...