Strukturat e bashkisë Korçë gjenden në terren për përballimin e reshjeve të dëborës që prej orëve të para të ditës.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo bëri të ditur se, aktualisht në qytetin e Korçës nuk ka problematika dhe qarkullimi vijon normalisht. Që prej nisjes së reshjeve, të gjitha mjetet borëpastruese janë në terren, të përqendruara kryesisht në zonat malore me problematikë më të theksuar.
Aktualisht po punohet pa ndërprerje në: rrugën e Panaritit, njësinë administrative Vithkuq dhe në njësinë administrative Voskopojë.
“Strukturat e Bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe sigurisë së banorëve”, tha kryetari i bashkisë Korçë.
Filo u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore

