Moti i keq paralizon qarkullimin në shumë zona të Qarkut të Elbasanit ,policia ndalon mjetet pa pajisje dimërore

 

Për shkak të mbizotërimit të motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura, stuhi dëbore dhe ngrica, prej mëngjesit të ditës së enjte janë krijuar vështirësi të theksuara në një pjesë të madhe të territorit të shtatë bashkive të Qarkut Elbasan. Situata paraqitet më problematike në zonat kodrinore dhe malore të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit, ku reshjet e dëborës kanë ndikuar ndjeshëm në kushtet e qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka marrë masa të shtuara sigurie, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë mjeti që nuk është i pajisur me zinxhirë ose goma dimërore. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset rrugore:
• Elbasan – Gjinar
• Elbasan – Qafë Thanë
• Elbasan – Fushë Studen

Këto masa janë ndërmarrë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave në këto zona, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë udhëzimet, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të pajisen me mjetet e nevojshme dimërore për të udhëtuar të sigurt në këto kushte të vështira atmosferike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

TIRANË, 12 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Presidenti Bajram Begaj uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria erdhi falë luftës së UÇK-së dhe vendosmërisë së aleatëve

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj...