Zjarret shkrumbuan vendin, reagon ministri i Brendshëm: Autorët do të përballen me drejtësinë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dënuar ashpër aktet e zjarrvënies, duke theksuar se autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun e pasojave të pariparueshme.

Ai e cilësoi zjarrvënien si një akt të rëndë që mund të kushtojë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë prona publike e private.

“Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë, me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ndaj çdo autori të këtyre veprave penale. Hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë prioritet absolut dhe askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Mbetemi të vendosur të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin, duke përdorur çdo mjet ligjor për të goditur pa mëshirë këdo që i shkel dhe i rrezikon ato”, shkruan Hoxha.

Ministri bëri të qartë se hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë një prioritet absolut për agjencitë ligjzbatuese dhe askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri, të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri.

Në rast rreziku, banorët duhet të zbatojnë pa vonesë urdhrat e evakuimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...