Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet, IGJEUM: Në 8 qarqe situata problematike, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve të lumenjve

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe dhe nesër priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
Sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Për ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...