Gjyqi për Nicolas Maduron, presidenti venezuelian transportohet me helikopter së bashku me gruan e tij drejt gjykatës

Një eskortë me presidentin Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur për dy ditët e fundit për akuza për trafikim droge dhe armësh.Maduro, i cili pritet të paraqitet në një gjykatë të New Yorkut gjatë ditës së sotme, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e eskortës, i veshur me një kostum ngjyrë kafe, dhe u fut në një helikopteri.

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën në një bastisje tronditëse para agimit të së shtunës në një kompleks, gjatë një sulmi ndaj Karakasit.

Sipas New York Times, të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë venezuelase, humbën jetën në këtë sulm.
Sipas aktakuzës ndaj Maduros, ai drejtonte një “qeveri të korruptuar dhe të paligjshme që, për dekada me radhë, ka shfrytëzuar pushtetin shtetëror për të mbrojtur dhe nxitur veprimtari të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës”.

Arrestimet erdhën pas muajsh presioni nga SHBA-ja ndaj Maduros, që përfshinte edhe sulme ndaj të ashtuquajturave “anije narkotrafiku”. Këto goditje detare shkaktuan të paktën 110 viktima dhe disa ekspertë të së drejtës kanë vënë në pikëpyetje nëse ato përbëjnë krime lufte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...