UGSH Elbasan ndan Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025 në një ceremoni festive dhe solemne

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Elbasan, në pritjen tradicionale të organizuar me rastin e festave të fundvitit, ka ndarë mbrëmjen e kësaj fundjave Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Agroturizëm “Te Arrat” në Cërrik, në një atmosferë festive e mjaft dinjitoze, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe mediatike, mes tyre Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, deputeti i Cërrikut, z. Agron Gaxho, kryetari i Bashkisë Cërrik, z. Florenc Doka, kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksandër Çipa, analisti z. Mentor Kikia, si dhe përfaqësues të shumtë të medias shqiptare.

Puna e gazetarëve u “kurorëzua” me çmime në disa zhanre të rëndësishme të gazetarisë, nga investigimi, politika, ekonomia dhe sporti, te raportimi më i mirë, çmimi i karrierës, gazetari i ri dhe çmimi special, duke reflektuar gamën e gjerë të kontributeve mediatike në shërbim të publikut.

Gjatë fjalëve përshëndetëse, përfaqësuesit e politikës theksuan rolin thelbësor të gazetarisë në një moment historik për Shqipërinë, në prag të integrimit në Bashkimin Evropian. U vu theksi te nevoja për më shumë transparencë institucionale dhe akses më të madh të informacionit për median dhe qytetarët, duke e konsideruar gazetarinë një partner kyç në këtë proces.

Z. Fatmir Popja u shpreh se Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Elbasan është më masivi në komunitetin e gazetarëve në Shqipëri dhe mban një peshë të rëndësishme në spektrin mediatik kombëtar. Ai theksoi se gazetarët e Qarkut Elbasan shquhen për nivel të lartë profesional dhe për prezencë të vazhdueshme në mediat kombëtare.

Ndërsa kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksandër Çipa, vlerësoi kontributin gati dydekadësh të UGSH-së si një zë i maturuar dhe reagues në kohën e duhur, duke e cilësuar degën e Elbasanit si një aset të çmuar të kësaj organizate prestigjioze.

Në një super atmosferë të krijuar nga të pranishmit, kryetari i UGSH Elbasan, z. Fatmir Popja, prezantoi fituesit e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025:

Çmimi “Gazetari i Vitit 2025”

Znj. Bruna Kërçyku – Top Channel

• Z. Vladimir Mema – Panorama Sport

• Znj. Entela Duka – MCN TV

• Znj. Edisona Skënderi – ABC News

• Z. Ronaldo Gjoshi – Report TV

Çmimi “Gazetari Investigativ i Vitit”

Znj. Fatbardha Nergjoni – Freelancer Journalist

Çmimi “Radio e Vitit”

Radio Klea, administrator z. Taulant Pilavi

Çmimi “Podcast-i i Vitit”

Znj. Anisa Bahiti – moderatore e Bahiti’s Podcast

Çmimi “Gazetaria Sociale e Vitit”

Znj. Edlira Xherri – Euronews Albania

Çmimi “Portali i Vitit”

Elbasani Plus, administrator z. Renato Haxhiaj

Certifikatë për “Kontribut të Shquar në Gazetari”

Z. Besim Dybeli – Freelancer Journalist

• Z. Fatos Salliu – TV Klan

• Znj. Belinda Ruçaj – A2 CNN

• Znj. Miranda Sadiku – ATSH

• Z. Haxhi Balliu – Freelancer Journalist

• Z. Piro Kita – Freelancer Journalist

• Z. Agim Blloshmi – ABC News

Çmimi “Moderator i Vitit”

Znj. Entela Skora Abazi

• Arjola Tashi

• Florenc Pisha

• Alban Shengjergji

Çmimi “Talenti i Ri i Gazetarisë”

Margarita Mëhillka – Syri TV

• Edja Fecaji

• Enes Memolla – RTSH

Çmimi “Operator i Vitit”

Ardian Qosja – Top Channel

• Arben Boriçi – Vizion Plus

• Ernest Ballobani – News 24

• Besnik Ademi – TV Klan

• Dashnor Vaja

• Lirim Abazi

• Dashamir Qemali – RTSH

Çmimi “Kontribut në Gazetarinë Sportive”

Mariglen Miraka – Panorama Sport

• Ledion Qoshku – Panorama Sport

Ceremonia u mbyll me duartrokitje, emocione dhe një mesazh të fortë vlerësimi për gazetarinë profesioniste, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...