Gvozdenoviç: Të përqendruar maksimalisht ndaj Tiranës, synojmë ta mbyllim vitin me fitore

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka folur në prag të ndeshjes së fundit të vitit kundër Tiranës, duke theksuar përqendrimin maksimal të skuadrës së tij. Ai pranoi humbjen e fundit ndaj Bylisit, por nënvizoi se ajo sfidë tashmë është lënë pas dhe e gjithë vëmendja është te përballja e radhës, që mbyll edhe vitin futbollistik.

“Vijmë pas një humbjeje kundër Bylisit, të cilën e kemi pranuar, sepse ata ishin më të mirë se ne në atë ndeshje. Tani ajo është lënë pas dhe jemi tërësisht të fokusuar te ndeshja me Tiranën, që është edhe e fundit për këtë vit”, u shpreh fillimisht tekniku serb.

Në lidhje me përgatitjet për këtë takim, Gvozdenoviç theksoi se nuk ka asnjë shqetësim dhe se ekipi do të synojë pikët maksimale, duke dhënë maksimumin në fushë.

“Nuk kam ndonjë merak të veçantë. Jemi të përqendruar për të marrë pikët, si gjithmonë. Do të mundohemi të luajmë futboll të bukur, të japim maksimumin dhe normalisht do të provojmë ta fitojmë këtë ndeshje”, vijoi ai.

Trajneri i Elbasanit vlerësoi Tiranën si një klub me histori dhe emër të madh, duke e krahasuar këtë përballje me një derbi. Ai pret një ndeshje të fortë dhe interesante, por theksoi se objektivi mbetet fitorja.

“Çdo ndeshje është ndryshe. Fitorja e thellë ishte në fazën e parë, ndërsa tani jemi në të dytën. Presim sërish një ndeshje shumë interesante, thuajse si derbi. Kemi shumë respekt për Tiranën si klub dhe si emër të madh, por ne do të kërkojmë të marrim pikët maksimale”, deklaroi Gvozdenoviç.

Në fund, trajneri theksoi se lojtarët janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbartin dhe shprehu besimin se Elbasani mund ta mbyllë vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Lojtarët e dinë dhe e kuptojnë situatën. Kemi bërë një kampionat të mirë dhe shpresojmë, me ndihmën e Zotit, ta mbyllim vitin po ashtu, me një fitore”, përfundoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diplomohen 70 arbitra të rinj futbolli , Presidenti Duka: Rruga juaj sapo ka filluar, FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe arbitrat e diplomuar Akademia...

Edi Rama: Situata në Lindjen e Mesme, më shumë turistë do të vijnë në Shqipëri

ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste,...

Bordi i Transparencës, nafta rritet me 7 lekë/litër

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Bordi i Transparencës vendosi...