Liceu franko-shqiptar i Shkencave në Korçë afron Shqipërinë me botën frankofone dhe Europën

Në vijim të traditës 100-vjeçare të krijuar nga Liceu Francez, në Korçë po hap dyert dyert për një epokë të re, Liceu franko-shqiptar i Shkencave dhe Inovacionit, një shkollë publike ekselence, me diplomë franceze dhe maturë shtetërore shqiptare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndau sot pamje nga projekti i kësaj godine, ku do të japin mësim pedagogë shqiptarë e francezë.

Liceu franko-shqiptar i Shkencave dhe Inovacionit do të jetë i pajisur me laboratorë modernë, biblioteka, platforma digjitale, konvikt dhe mensë.

Peleshi e cilësoi këtë një investim strategjik për të rinjtë dhe për afrimin e Shqipërisë me hapësirën frankofone dhe europiane.

“Në zemër të Korçës, 108 vite më parë lindi Liceu Francez, një shkollë ku nuk mësoheshin vetëm lëndë, por edukoheshin mendje të lira, karaktere dhe vizion europian. Për dekada, brenda mureve të tij u fol frëngjisht u mësua shqip dhe u ëndërrua një Shqipëri më e emancipuar, më e hapur dhe më qytetare. Prej këtij liceu dolën emra që lanë gjurmë në jetën akademike, kulturore dhe shoqërore të vendit. Sot, kjo trashëgimi e Korçës nuk mbetet një kujtim, por rilind”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi se ka nisur përgatitja e brezit të parë të nxënësve, sepse rruga e Korçës me dijen dhe gjuhën frënge vazhdon, tashmë si një urë e re për fëmijët tanë drejt Europës dhe së ardhmes.

“Korça ka qenë gjithmonë një hap përpara. Liceu i saj po e dëshmon sërish”, theksoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...

Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët...

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale informon se Dr. Hak Ja Han , zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale (FPU) ka përshëndetur zyrtarisht...

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League,...