Gara në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve miraton shpalljen e vakancës

Komisioni i Ligjeve këtë të mërkurë është mbledhur dhe ka diskutuar lidhur me hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky vend vakant është i lirë për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij u shpreh se ripërtëritja e mandatit sipas ligjit mbaron në 2025 në rastin e Toskës e cila ka marrë detyrën në vitin 2017. Ai theksoi se rasti i zonjës Bejtja e cila ka marrë mandatin në 2020 përfundon në 2028. Manja u shpreh se kjo është përcaktuar sipas Kushtetutës.

Pas fjalës së tij ku Komisioni miratoi me 8 vota pro shpalljen e vakancave për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë. Tre anëtarë nuk morën pjesë në votim, ndërsa nuk pati vota kundër dhe as abstenim.

Manja shtoi se 20 ditë pas publikimit të njoftimit në Fletoren Zyrtare, kandidatët do të mund të aplikojnë për vendin vakant.

“Mandati i zonjës Elsa Toska dhe Bejtja, njëra e marrë në 2017 mbaron në 2025 dhe tjetra e marrë në 2020 mbaron në 2028 për efekt të ripërtëritjes me 1/3 janë të përcaktuara në Kushtetutë. Ky mandati Kuvendit  ka mbaruar në mars të 2025 si rregull nëse sdo ishte dorëheqja, shpallja e vakancës më mandat të plotë do të bëhej sipas Kushtetutës dhe Ligjit.

Nga sot në një afat 20 ditor të deklarojë vakancën për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë për t’u dhënë mundësinë të shprehin interesin brenda 20 ditësh”, tha Manja ku më pas u bë edhe votimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...