Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) sudaneze sulmoi një kopsht fëmijësh në qytetin e Kalugës në Sudanin qendror, duke vrarë 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, tha një grup mjekësor.

Në njoftim thuhet se ndihmësit mjekësorë që erdhën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit ishin objekt i “një tjetër sulmi të papritur”, raporton AP.

Numri i viktimave pritet të jetë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimit në zonë e kanë bërë të vështirë raportimin e viktimave.

“Vrasja e fëmijëve në shkollën e tyre është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet të paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, tha në një deklaratë përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Jett.

Ai tha se UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve “që t’i ndalojnë menjëherë këto sulme dhe të lejojnë qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë urgjente për të”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...