Zoti është i mirë!

Nga Xhensil Shkëmbi

Para pak ditëve në martenitetin e Korçës një vajzë rreth të 30-ave lindi dhe fëmijën e porsalindur e braktisi. Pa asnjë ndjenjë faji, madje edhe pa e regjistruar, e la fëmijën dhe u largua. Nuk e di dhe nuk e kuptoj sesi një njeri, një nënë që ka mbajtur fëmijën e saj për 9 muaj në bark, ta braktisë pa ndjerë asnjë pendesë apo brengë. Në shkrimin e tij, noteri Bledi Zake, i cili e intervistoi, tregon se ftohtësia e saj në përgjigje ishte e frikshme.

Prej disa ditësh, fëmija ndodhet në martenitetin e Korçës. Më ka bërë përshtypje dhe prekur mënyra dinjitoze e trajtimit nga ana e infermiereve (heroina). Kujdeseshin si ta kishin fëmijën e tyre. Madje nga stafi i drejtorisë së spitalit kishin blerë veshje, ushqim (qumësht) e plot gjëra të tjera. U ndjeva mirë për humanitetin e treguar që i tejkalon detyrat institucionale të spitalit.

Sot shkova bashkë me dy gra nga Kisha Ungjillore e Libonikut për të dhuruar diçka dhe për ta parë fëmijën. Një fëmijë shumë i bukur. Një djalë dritë. Por ajo që më lumturoi është se nëpërmjet Shërbimit Social të Bashkisë së Korçës, një çift nga qyteti (duan të jenë anonim) kanë shprehur dëshirën për të qënë kujdestar të fëmijës dhe më pas u lind e drejta për ta adoptuar.

Kam pyetur veten në qoftë se duhet ta bëja këtë postim apo jo. E vetmja arsye që po e postoj është për t’u thënë atyre dy prindërve të ardhshëm të këtij fëmije se I DUA SHUMË. I’u përulem ndaj veprës së tyre dhe Zoti t’i bekojë dhe t’u japë shpresë e gëzim për të rritur këtë engjëll. Ata janë shembulli sesi një shoqëri duhet të funksionojë. Afër atyre që nuk kanë askënd. Sidomos kur bëhet fjala për një fëmijë. Nuk do rritin vetëm këtë bebe por edhe shpresën se secili nga ne mund të bëhet më i mirë. Sepse Zoti është i mirë…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...