Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme pasi parlamenti refuzoi të miratojë buxhetin e vitit 2026.

Radev kritikoi pushtetin ekzekutiv duke deklaruar se është “i diskredituar” dhe se e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale politike është thirrja e zgjedhjeve të reja.

Asambleja Kombëtare më parë hodhi poshtë kërkesën e presidentit për të mbajtur një referendum nëse Bullgaria duhet të kalojë në euro në vitin 2026. Propozimi i buxhetit, i cili përfshinte futjen e euros dhe një rritje të disa taksave, shkaktoi protesta masive në Sofje, pas të cilave qeveria tërhoqi projekt-dokumentin.

Edhe pse protestat interpretohen nga publiku si një përgjigje ndaj masave ekonomike, Radev thekson se “demonstratat nuk udhëhiqen nga të rinjtë dhe se thelbi i pakënaqësisë nuk reduktohet vetëm te buxheti”.

“Nëse qeveria nuk jep dorëheqjen, ne do të paraqesim një kërkesë për votë mosbesimi”, tha presidenti.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Boyko Borisov paralajmëron se rënia e qeverisë nuk do të sillte stabilitet : “Nëse qeveria bie tani, tre deri në katër muajt e ardhshëm do të jenë kaos i plotë, sepse e dini se si funksionojnë qeveritë teknike”.

Një mocion mosbesimi do t’i dërgohet parlamentit bullgar në ditët në vijim, duke e thelluar më tej krizën politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...