Mbyllja e sinjalit të News24, drejtoresha Anila Jole: Të gjithë e kanë mbështetur televizionin. Kam besim se News 24 do të rikthehet

Drejtoresha e përgjithshme Anila Jole, me anë të një reagimi, tha se është dita e dytë që gazetarët dhe operatorët e News 24 nuk hyjnë dot në ambientin e tyre të punës.

Ajo tha se të gjithë e kanë mbështetur News 24, si televizionin më të madh infromativ në vend. Jole nënvizoi se ka besim se organet e drejtësisë do të reagojnë dhe se News 24 do rikthehet.

Anila Jole: Siç e shikoni, është dita e dytë dhe ne gazetarët nuk hyjmë dot në zyrat tona. Falënderoj të gjithë kolegët për reagimet. Gjithashtu falënderoj ambasadat. Tv do të rikthehet, nuk mund të mbyllet. Është një televizion shumë i dashur për qytetarët. Unë shpresoj që nesër do ketë zhvillim tjetër. Kontrata e qirasë mbaron në vitin 2033. Le të na gjejnë një korridor hyrje dhe ne të hyjmë të punojmë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...