Burime bëjnë me dije se kandidati Endri Shabani pritet të marrë mbështetjen e PS në parlament për t’u zgjedhur Avokati i ri i Popullit.
Euronews Albania mëson se parlamenti do të votojë Avokatin e ri të Popullit në seancën e datës 11 dhjetor.
Në këtë datë do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita.
Balla tha se mazhoranca do presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për të thënë fjalën e saj të fundit.



