Festimet e 28 Nëntorit, shqiptarët “pushtojnë” me makina të shtrenjta qendrën e Londrës

Është e njëjta skenë që përsëritet çdo 28 Nëntor në Londër.

Disa mijëra shqiptarë kanë “pushtuar” Trafalgare Square në qendër të kryeqytetit britanik për të festuar 28 Nëntorin.
Të nisur paralelisht nga shumë drejtime të Londrës ata kanë patur si pikë takimi qendrën.

Me makina të shtrenjta, duke valvitur flamujt kombëtar dhe me muzikë patriotike nga altoparlantët e makinave, kanë bllokuar për disa orë trafikun në Londër.
Me qindra policë të policisë Metropolitane janë angazhuar për të ruajtur qetësinë publike nga ky manifestim i shqiptarëve dhe për të larguar makinat të kthyera në bllokuese të trafikut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME