Rama uron për festën kombëtare të çlirimit

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për festën kombëtare të Çlirimit.

Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera, ku në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet sonte koncert festiv, ose siç njihet ndryshe Nata e Bardhë.

Prej 7 prillit 1939, Shqipëria gjendej nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi pushtohet nga forcat gjermane.

Në dalje të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çliruan edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...