Formacioni i mundshëm i Elbasanit për sfidën e mbrëmjes ndaj Partizanit

Sot në orën 18:00, Elbasani pret Partizanin në stadiumin e vet, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe me rëndësi të madhe për vazhdimësinë e kampionatit.

Përballja me të kuqtë vjen në një moment kur verdheblutë duket se kanë konsoliduar një formacion stabël dhe trajneri nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në boshtin titullar.

Ashtu si në ndeshjet e fundit, Elbasani pritet të zbresë në fushë me Janaçek në portë, ndërsa para tij do të vendoset katërshja mbrojtëse e përbërë nga Lila, Lulaj, Olberkis dhe Musta, një repart që ka krijuar stabilitet dhe siguri në javët e fundit. Në qendër të mesfushës, trajneri do të mbështetet sërish te “dyshja e blinduar”, Ibrahim dhe Manellari, të cilët kanë dhënë balancën dhe qetësinë e nevojshme si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve.

Përpara tyre, tresheja kreative Dialo, Loukili dhe Qose pritet të marrë rolin kryesor në organizimin e lojës dhe furnizimin e sulmit, në sistemin tashmë të konsoliduar 4-2-3-1. Këta tre lojtarë kanë treguar se dinë të kombinohen mirë mes tyre dhe të krijojnë rrezik në çdo moment.

Dilema e vetme e stafit teknik lidhet me majën e sulmit, pasi Tsague mungon për shkak kartonash. Me shumë gjasa, roli i qendërsulmuesit do t’i besohet Ze Gomesh, një profil që di të mbajë topin dhe të hapë hapësira për mesfushorët ofensivë.

Megjithatë, alternativat Lleshi dhe Ben Shimon mbeten gati për të hyrë në lojë, sidomos nëse trajneri kërkon më shumë shpejtësi ose prani fizike në zonë.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Janaçek; Lila, Lulaj, Olberkis, Musta; Ibrahim, Manellari; Dialo, Loukili, Qose; Ze Gomesh (4-2-3-1)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...