Duka: “Viareggio Super Cup”, festë italo-shqiptare më 4 dhjetor

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në një intervistë me Fulvio Collovati mbi finalen e “Viareggio Super Cup” mes Vllaznisë dhe Genoa-s, si dhe për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e futbollit shqiptar.

Duka theksoi se rezultatet e Kombëtares nuk lidhen me një “sekret” të vetëm, por me punën e programuar, investimet në infrastrukturë dhe te të rinjtë, si dhe organizimin brenda FSHF-së.

Ai vuri në dukje rolin e stafit teknik, të lojtarëve, mbështetjen e qeverisë dhe të tifozëve, duke shtuar se pasionin e shqiptarëve për futbollin e konsideron një nga pikat më të forta të këtij zhvillimi.

Sa i takon finales së 4 dhjetorit në Viareggio, ku Vllaznia U-18, fituese e “Eagle Cup”, do të përballet me Genoa-n, Duka e cilësoi ndeshjen si një aktivitet sportiv me vlerë të dyfishtë: konkurruese dhe kulturore.

Sipas tij, turneu përfaqëson një shkëmbim miqësor mes futbollit shqiptar dhe atij italian, si dhe një mundësi që të rinjtë të fitojnë përvojë ndërkombëtare.

Presidenti i FSHF-së u ndal edhe te roli i Tiranës, e cila po shndërrohet në qendër të turneve ndërkombëtare të futbollit.

Ai u shpreh se infrastruktura e re dhe “Shtëpia e Futbollit” ofrojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve, duke ndihmuar në formimin teknik dhe njerëzor të futbollistëve të rinj.

Duka e cilësoi “Eagle Cup” dhe “Viareggio Super Cup” si turne që promovojnë rritjen e brezave të rinj dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa finalen e 4 dhjetorit e përkufizoi si një festë sportive për të rinjtë pjesëmarrës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Burra që nuk e humbën kurrë orientimin qytetar

Nga Bujar Qesja DURRËS,26 maj 2026/Albania Express News/Ka fotografi që...

Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar...

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...