HISTORI – Piramidat u ndërtuan me anë të një dege të lashtë të Nilit

Një zbulim i ri tregon se një degë e lashtë e lumit Nil mund të ketë ndihmuar në ndërtimin e piramidave në Egjipt, sipas “The Guardian”.

Dega, tashmë e thatë, kalonte pranë piramidës Giza dhe mund të përdorej për të transportuar gurët dhe materialet e tjera të ndërtimit.

Zbulimi u bë nga Dr. Eman Ghoneim, e cila përdori të dhëna radar satelitore për të studiuar Luginën e Nilit dhe zbuloi një “botë të padukshme informacioni nën sipërfaqe”.

Ajo prezantoi kërkimin e saj në Kongresin e 13-të të Egjiptologëve.

Degës së shuar iu vendos emri Ahramat Branch dhe ajo kalonte nga Giza deri në Faiyum, duke kaluar përmes 38 vendndodhjeve të piramidave.

Sipas Ghoneim, gjerësia dhe madhësia e degës ishte jashtëzakonisht e madhe, e barabartë me rrjedhën e sotme të Nilit.

Piramidat ndodhen pikërisht pranë bregut të kësaj dege, gjë që sugjeron se ato mund të kenë funksionuar si porte të lashta ose “tempull-varka” për transportin e gurëve.

Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse lumi ishte aktiv rreth 4 700 vjet më parë, gjatë Mbretërive të Vjetra dhe të Mesme.

Ky zbulim mund të ndihmojë jo vetëm për të kuptuar ndërtimin e piramidave, por edhe për të gjetur qytete dhe fshatra të lashta që janë zhdukur me kalimin e kohës, pasi degët e lumit kanë ndryshuar rrjedhën natyrale. Ghoneim tha se “qytetet e lashta egjiptiane u mbuluan nga sedimentet dhe ende nuk dimë ku t’i gjejmë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Spiropali: Unë jam dhe do të jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin!

TIRANË ,30 qershor 206/Albania Express News/-Në një prononcim për...