Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme.

Në Sarandë situata sot ka nisur të përmirësohet. Punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit te Lumit Bistrica. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët.
Në Korçë po punohet për riparimin e argjinaturave të çara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll, ndërkohë që në një bilanc paraprak, përmbytjet dëmtuan 200 banesa dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore. Po ashtu vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Në Shkodër, në lartësinë mbi 950 metër por edhe në Kukës e Dibër vijon të ketë reshje bore. Po ashtu në Bulqizë botë ka rënë deri në lartësinë 500 metra dhe raportohen vështirësi të vogla në rrugët që lëvizin për tek minierat e zonës D, Martanesh dhe Tërnovë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Inspektorati i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...