Gonxhja në Milano, takim për projektin e krijimit të akademisë së Interit në Shqipëri

Konkretizimi i një akademie zyrtare të Interit në Shqipëri ishte në qendër të takimit të zhvilluar mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja,Giuseppe Marotta, President dhe CEO i F.C Internazionale Milano dhe Juxhin Rama, drejtues i Inter Club Albania.

Kjo akademi do të ketë synim zhvillimin e talenteve të rinj, përfshirjen e komunitetit dhe ndërtimin e një terreni sportiv multifunksional të ri në Tiranë.

Ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale theksoi se “në qendër të bisedës ishte vendosja e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet e reja në Shqipëri dhe rajon”.

“U dakordësuam për hapat finalë dhe shumë shpejt pritet vizita zyrtare e delegacionit të Inter në Shqipëri i kryesuar nga Z. Marotta, ku do të zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sportin shqiptar në partneritet me një brand global dhe një gur themeli për edukimin sportiv të brezave të ardhshëm”, tha Gonxhja.

Ky projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonalë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...