Situata e reshjeve në Prrenjas ,ekipe të bashkisë dhe MZSH në terren gjatë gjithë ditës, përmbyten rrugët, vështirësi në qarkullim

 

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona të Bashkisë Prrenjas, ku prurjet e ujit, baltës dhe inerteve kanë vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar gjithashtu prezencë uji në një banesë.

Forcat e MZSH ndërhynë menjëherë në banesën e prekur, duke kryer punimet për largimin e ujit dhe duke garantuar sigurinë e familjes që jeton aty. Reagimi i shpejtë i tyre ka bërë të mundur shmangien e dëmeve të mëdha.
Ndërkohë, ekipet e bashkisë Prrenjas vijojnë punën intensivisht në terren. Po kryhet pastrimi i baltës, gurëve dhe inertëve të sjella nga reshjet në rrugët e dëmtuara, me synim normalizimin e qarkullimit dhe rikthimin e situatës nën kontroll.

Bashkia e Prrenjasit bën me dije se punimet nuk do të ndërpriten deri në përmirësimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë për banorët e zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City

Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Topcinjtë...

Bashkia e Pogradecit fiton konkursin kombëtar për nismat me impakt në komunitet

Nga Xhensil Shkëmbi POGRADEC,25 prill 2026/Albania Express News/Bashkia e Pogradecit...

Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet...