Sot, afati i fundit i Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump: Është në dorën e Putinit!

Sot është afati i fundit i vendosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Rusia t’i japë fund luftës, ose përndryshe do të përballet me sanksione shtesë ekonomike.

Dje Trump u pyet për respektimin e afatit, ku tha se “Do të varet nga presidenti rus, Vladimir Putin. Do të shohim se çfarë ka për të thënë. E ritheksoj, do të varet nga ai”.

Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar se klientët rusë të naftës do të përballeshin me tarifa dytësore nëse Moska nuk do të përmbushte afatin.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar i lartë i administratës kanë thënë Sky News se sanksionet dytësore ndaj Rusisë pritet të zbatohen të premten, pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme rreth një takimi Trump-Putin.

Putini ka sinjalizuar se Rusia është e përgatitur të përballojë çdo vështirësi të re ekonomike të imponuar nga SHBA-të dhe aleatët e saj.

Eugene Rumer, një ish-analist i inteligjencës amerikane për Rusinë, i cili drejton Programin e Rusisë dhe Euroazisë të Fondacionit Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, tha se kishte një “shans pothuajse zero” që Putini të bjerë dakord për një armëpushim për shkak të kërcënimeve të Trump për tarifa dhe sanksione.

“Teorikisht, nëse u ndërprisni blerjet e naftës indianëve dhe kinezëve, kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për ekonominë ruse dhe për përpjekjet e luftës. Por kjo nuk do të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se kinezët kishin sinjalizuar se do të vazhdonin të blinin naftën e Rusisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...