Kombëtarja shqiptare mbyll sot kualifikueset e Botërorit 2026 me ndeshjen ndaj Anglisë e kualifikuar për në fazën e playoffit, por ajo i ka sytë edhe në dy ndeshje të tjera; Hungari-Irlandë dhe Ukrainë-Islandë.
Në lojë është klasifikimi i FIFA sipas së cilës do të bëhet edhe ndarja në vazo në shortin e playoffit që do të hidhet në 20 nëntor.
Kombëtarja synon që të jetë në vazon e dytë të këtij shorti, por për këtë ajo varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të sipërpërmendura dhe shpresa e kuqezinjve është që Irlanda të fitojë me Hungarinë ndërsa në ndeshjen tjetër, duhet që Ukraina të mos fitojë ndaj Islandës

