Elbasani bëhet qendra e artit me Koloninë Piktorike “Skampa 2025”

Nga 14 deri më 17 nëntor 2025, qyteti i Elbasanit mirëpret artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria në Koloninë Piktorike “Skampa 2025”.

Ky aktivitet kulturor synon të pasqyrojë bukuritë, historinë dhe shpirtin e qytetit përmes artit, duke i kthyer rrugët, monumentet dhe peizazhet e qytetit në veprat e artit të frymëzuara.

Piktorë të shquar si Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara po realizojnë veprat e tyre duke i dhënë ngjyrë dhe frymëzim qytetit të Elbasanit.

Çdo pikturë ofron një pasqyrë të veçantë të historisë dhe kulturës lokale, duke e bërë këtë koloninë një ngjarje të veçantë për artdashësit.

Ky udhëtim krijues do të kulmojë të hënën, më 17 nëntor, me hapjen e Ekspozitës Finale në Hollin e Teatrit “Skampa” në orën 18:00.

Publiku do të ketë mundësinë të shohë nga afër të gjitha veprat e realizuara gjatë katër ditëve të kolonisë dhe të ndjejë energjinë artistike që ka mbushur rrugët dhe hapësirat e qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spitalit Rajonal të Elbasanit i bashkohen katër specialistë të rinj , forcohen shërbimet mjekësore për pacientët

ELBASAN, 25 gusht 2026/Albania Express News/ – Spitali Rajonal...

Dardha, ndër fshatrat e bukur të Korçës plot me turistë e vizitorë

KORÇË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Fshati Dardhë në...

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...