Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën

Partia Socialiste fitoi në të pesta bashkitë më pak se një javë më parë, ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i falënderoi të gjithë kandidtatët e pavarur që garuan në këto zgjedhje dhe u shpreh se numri i vogël i pjesëmarrjeve tregoi që populli ka braktisur Edi Ramën.

“Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën.

Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Një braktisje ekzemplare dhe kjo tregon se, ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemërimin dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në një energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”, shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME