Rama: Bashkëpunim me Italinë për ndërtimin e 7 anijeve në Pashaliman

Shtatë anije do të ndërtohen në Pashaliman nga një kompani italo-shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediet me homologen italiane, Giorgia Meloni pas samitit të parë italo-shqiptar mbajtur sot në Romë.

Kreu i qeverisë theksoi se, pala italiane e angazhuar për ndërtimin e anijeve do të jetë Fincantieri, ndërsa pala shqiptare do të jetë KAYO.

Rama nënvizoi se kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët, e cila do të krijojë vende pune, do të krijojë punë, njohuri për të rinjtë shqiptarë që do t’i paguajë ata mirë, duke shtuar se anijet janë të rëndësishme në ditët që jetojmë.

“Kjo është vetëm një nga gjërat për të cilat ne kemi nënshkruar sot dhe që u prezantuan”, tha Rama.

Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint-ventures për punimet në kantieret e Pashalimanit.

Shqipëria dhe Italia forcuan sot edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Italisë nënshkruan marrëveshje mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...