Cerrik/ Asfaltohet rruga e fshatit Shalës, investim me standarde të larta

Në fshatin Shalës kanë vijuar me intensitet punimet për asfaltimin e një prej akseve kryesore që lidhet me unazën e fshatit, një investim i rëndësishëm në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në territorin e Bashkisë.

Kryetari i Bashkisë, Andis Salla, ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, duke vlerësuar cilësinë e projektit dhe rëndësinë që ka kjo rrugë për lëvizjen e banorëve dhe lidhjen me rrjetin rrugor më të gjerë. Ai theksoi se çdo investim i tillë është pjesë e një vizioni më të gjerë për të modernizuar infrastrukturën në çdo lagje e fshat të bashkisë.

Rruga po realizohet me të gjitha standardet teknike të kërkuara, duke siguruar qëndrueshmëri dhe siguri për të gjithë përdoruesit. Përmirësimi i aksesit rrugor pritet të sjellë lehtësira për banorët dhe zhvillim për zonën.

Ky është një tjetër hap konkret në rrugën e zhvillimit që po ndjek Bashkia, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe qarkullim, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Albin Kurti “mësyn” në Kuvend, pritet të takojë kryetarin e PD-së së Kosovës Bedri Hamza

KOSOVË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Albin Kurti ka mbërritur...

Marksizmi po e “mbytë” protestën!

Nga Alban Daci TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Në çdo...

Norvegjia, Erling Haaland: Favoritja është Anglia, ushtroni presion mbi ta…

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Favoritët janë ata,...