Romë, nis mbledhja e dy qeverive, zbulohen 16 marrëveshjet dhe memorandumet që priten të nënshkruhen

Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare.

Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.
Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive pritet të nisë pas 30 minutash ku nga kabineti qeverisës Rama katër marrin pjesë 11 ministra. Në ora 14:00 parashikohet shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit .

Mediat kanë parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.
Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;
Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...