Trajneri i Serbisë i dorëzuar: Një fitore e Shqipërisë në Andorra, zhvlerëson edhe një triumf tonin në “Wembley”

Veljko Paunović mbajti konferencën e parë për shtyp pasi u bë trajner i ekipit kombëtar serb, pasi zëvendësoi Dragan Stojkoviç I dorëhequr pas humbjes me Shqipërinë në Leskovc.

Serbia grumbullohet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Serbia do të luajë kundër Anglisë në Londër (13 nëntor) dhe Letonisë në Leskovc (16 nëntor).

Akjtualisht ata janë në vendin e tret në grup me një pikë pas kuqezinjëve dhe tetë më pak se Anglia që kryeson grupin. Në luftën për vendin e dytë që çon në fazën eliminatore, ku ata shpresojnë, nuk kanë më asgjë në dorën e tyre pasi gjithçka varet nga Shqipëria dhe ndeshja jonë në Andorra dhe më pas me Anglinë në Tiranë të dielën. Për këtë situateë trajneri I Serbisë deklaron: “Pra, një detyrë e vështirë e pret Serbinë, por një rezultat i mirë në Londër, që do të ishte gjithçka tjetër përveç një humbjeje, mund të vlente sa floriri. Por, sigurisht, në rastin e fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, edhe triumfi përfundimtar i ekipit tonë në Wembley mund të mos jetë i mjaftueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...