Eligert Hima voton në Cërrik: “Vota është mjeti i vetëm për të vënë bashkinë në punë”

Eligert Hima, kandidati i koalicionit “Shqipëria Bëhet” për Bashkinë e Cërrikut, ka ushtruar paraditen e sotme të drejtën e votës. Pas votimit, ai dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

Hima theksoi se vota është instrumenti kryesor për të sjellë ndryshimin dhe për të vënë në funksion bashkinë.

“E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet që kemi për të vënë Bashkinë e Cërrikut në punë është vota. I ftoj qytetarët të marrin pjesë masivisht dhe të shprehin vullnetin e tyre,” u shpreh ai.

Procesi i votimit në Cërrik vijon normalisht, ndërsa kandidatët apelojnë për pjesëmarrje dhe qetësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

SPANJË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Më...

Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Elbasan, përkujtohet 15-vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë, Sabit Caka

ELBASAN ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Me...