U luajtën sot ndeshjet e javës së 6-të në Grupin A të Kategorisë së Dytë, të cilat dhuruan emocione, gola dhe ndryshime të rëndësishme në renditje. Skuadra e Shirokës arriti një fitore me shumë peshë, duke i shënuar Sopotin në minutat shtesë të ndeshjes. Për ekipin librazhdiot kjo ishte një ndalesë e hidhur, pasi mbajti barazimin deri në fund, por nuk arriti të shmangte goditjen vendimtare në fundin e takimit.
Ndërkohë, Besëlidhja vazhdon marshimin e saj si pretendente kryesore për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Lezhjanët fituan me rezultat të pastër 0-3 në transfertë ndaj Veleçikut, duke ruajtur kreun me meritë.
Luzi konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Gramshin 3-0, ndërsa Naftëtari dhe Basania dhuruan spektakël me plot gjashtë gola, duke u ndarë në barazim 3-3.
Rezultatet përfundimtare – Java 6 (Grupi A)
SHIROKA 1–0 SOPOTI
⚽ 90′ Ogungbire
NAFTËTARI 3–3 BASANIA
⚽ 8′, 21′, 55′ Obina / 12′ Malaj (aut.), 28′ Mila, 37′ Kaçubela
LUZI 2008 3–0 GRAMSHI
⚽ 18′ (p) Osma, 69′ Peqini, 90′ Gjoni
VELEÇIKU 0–3 BESËLIDHJA
⚽ 45′ Raboshta, 52′, 75′ Kruja



