Elbasani–Egnatia, sfidë për majën: Analiza e Gentian Bylykbashit

Sfida Elbasani–Egnatia pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të javës në Superiore, teksa të dyja skuadrat vijnë me objektiva të qartë dhe moral të lartë. Pozicionet në krye të renditjes janë shumë të ngushta dhe çdo rezultat mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e kampionatit.

Një nga emrat që njeh më mirë të dy kampet është ish-mesfushori Gentian Bylykbashi, i cili ka qenë pjesë e të dy klubeve gjatë karrierës së tij. Në një prononcim për Panorama Sport, ai ndau analizën dhe pritshmëritë e tij për përballjen direkte.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur,” u shpreh Bylykbashi. “Të dyja skuadrat luajnë për fitore dhe kërkojnë të dominojnë lojën. Elbasani ka avantazhin e fushës dhe mund ta shfrytëzojë këtë element.

Ish-futbollisti vëren progres te të dyja skuadrat krahasuar me fazën e parë. Sipas tij, grupet janë konsoliduar dhe mënyrat e lojës janë më të qarta, gjë që pritet të rrisë cilësinë e ndeshjes.

Është e vështirë të përcaktosh një individ që mund ta vendosë ndeshjen,” vijon ai. “Ka lojtarë cilësorë nga të dyja palët. Por duke parë momentin, Elbasani ka moral të lartë pas tre fitoreve rresht dhe mund ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë tri pikët.”

Sa i përket presionit, Bylykbashi mendon se Egnatia mund të ndjejë pak më shumë, pasi një humbje mund ta zbriste përkohësisht nga kreu. Megjithatë, sipas tij, të dyja ekipet do të mbeten në garë deri në fund.

Në lidhje me garën për kreun e tabelës, ai është i qartë:

Më duket se gara po kristalizohet mes katër skuadrave të para. Kanë diçka më shumë se të tjerat dhe besoj se këto ekipe do të luftojnë deri në fund për objektivat kryesorë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME