Operacion masiv sigurie në Birmingham, 11 të arrestuar para ndeshjes Aston Villa – Maccabi

Mbi 700 oficerë policie u angazhuan në një operacion të gjerë sigurie përreth stadiumit Villa Park në Birmingham, ku u zhvillua ndeshja mes Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv. Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve izraelitë, pasi Policia e West Midlands e klasifikoi takimin si një ngjarje me rrezik të lartë.

Gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen para dhe gjatë ndeshjes, 11 persona u arrestuan, përfshirë hedhje fishekzjarrësh drejt stadiumit, posedim të lëndëve narkotike dhe sharje me përmbajtje raciste. Të arrestuarit janë meshkuj të moshës 17 deri në 67 vjeç.

Në orët para takimit, persona të maskuar vendosën pankarta me mbishkrimin “Zionists not welcome”, ndërsa grupe pro-palestineze organizuan demonstrata të cilat u përshkallëzuan me tensione. Si masë sigurie, disa shkolla të zonës mbyllën mësimin më herët, ndërsa mbi stadium u shpall zonë e ndaluar fluturimi. Një avion policie patrullonte në ajër dhe autoritetet zbatuan nenin 60, që lejon kontrollin e personave pa arsye të posaçme.

Para stadiumit, qindra protestues pro-palestinezë valëvitën flamuj të Palestinës, ndërsa forcat e rendit me pajisje anti-revoltë mbajtën të bllokuara hyrjet. Një grua u shoqërua nga policia pasi valëviti një flamur izraelit përballë turmës.

Në të njëjtën kohë, rreth 100 mbështetës pro-izraelitë zhvilluan një kundërprotestë të shoqëruar nga policia deri në hyrjen e dedikuar për tifozët miq.

Para fillimit të ndeshjes, pesë kamionë me ekrane elektronikë kaluan në zonë duke shfaqur mesazhe kundër antisemitizmit. Ekipi i Maccabi Tel Aviv mbërriti në stadium katër orë përpara ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie dhe me automjete të pashënjuara.

Vendimi për zhvillimin e ndeshjes u mor pas armëpushimit të përkohshëm që lejon pjesëmarrjen e klubeve izraelite në Europa League, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përjashtimin e tyre.

Policia e Birminghamit deklaroi se operacioni synonte parandalimin e përplasjeve dhe ruajtjen e rendit publik, në një atmosferë të mbushur me tensione politike dhe emocionale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...