Këshilltari i Trump kalon pushimet verore në Rivierën Shqiptare: Shqipëria me amerikanë…

Richard Grenell, këshilltari i Presidentit amerikan, Donald Trump, po pushon në vendin tonë. Vetë ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se ndodhet në Shqipëri. “Shqipëria me amerikanë”, shkruan ai krahas videos, duke prezantuar miqtë amerikanë, me të cilët ndodhet në jugun e vendit tonë.

Edhe pasi mbylli detyrën si i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk humbi vëmendjen ndaj zhvillimeve në rajon. Vetëm pak javë më parë, ai reagoi në mështetje të Hashim Thaçit, teksa tha se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës.
Arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Grenell përmes një postimi në “X”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...