Milani mposht Romën dhe rikthehet te fitorja në kampionat

Milani është rikthyer te fitoret në Serinë A, duke triumfuar 1-0 ndaj Romës në “San Siro”, në një përballje direkte për zonën e kreut. Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, me verdhekuqtë që tentuan disa herë të rrezikonin portën e Maignan.

Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 39’, kur Rafael Leao bëri një aksion fantastik individual, kaloi mbrojtjen e Romës dhe asistoi saktë për Pavlovic, i cili shënoi golin e avantazhit për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Roma pati mundësinë më të artë për të barazuar, pasi gjyqtari akordoi një penallti në minutën e 82’. Paulo Dybala mori përgjegjësinë, por goditja e tij u ndal nga një Maignan spektakolar, duke ruajtur epërsinë e Milanit.

Në minutat e fundit, skuadra e drejtuar nga Allegri menaxhoi me qetësi rezultatin dhe siguroi një fitore të rëndësishme. Me këtë sukses, Milani ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, njësoj sa Roma dhe Interi, ndërsa kryesimin e mban Napoli me një pikë më shumë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...