100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milion vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit

Muzeu arkeologjik më i madh në botë, kushtuar një qytetërimi të vetëm u inaugura pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, me të cilën Egjipti shpreson të ringjallë turizmin dhe të rrisë ekonominë e dëmtuar.

Me një sipërfaqe prej gjysmë milioni metrash katrorë, sa madhësia e 70 fushave të futbollit, Muzeu i Madh Egjiptian ekspozon rreth 100.000 objekte, shumë prej të cilave datojnë që para 6000 vitesh.
Për herë të parë që nga zbulimi në 1922, publiku do të shohë varrin e paprekur të mbretit Tutankhamun, përfshirë maskën prej ari dhe fronin apo varkën spektakolare funerare 4500-vjeçare të Khufu-së.

Midis gurëve të çmuar, bie një sy një obelisk 3.200-vjeçar i faraonit të fuqishëm, Ramses II, dhe statuja e tij 11 metër e lartë.
Egjiptologë të shquar argumentojnë se krijimi i Muzeut forcon kërkesën e tyre për kthimin e antikiteteve egjiptiane të mbajtura në vende të tjera, përfshirë Gurin e famshëm të Rosettës të ekspozuar në Muzeun Britanik, por ky i fundit, në një përgjigje për BBC tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga qeveria egjiptiane për kthimin e objektit që kur u zbulua në 1799, u bë çelësi për deshifrimin e hieroglifeve.
Me një kosto prej rreth 1.2 miliardë dollarësh, kompleksi i madh muzeal për të cilin u deshën 20 vite për ta ndërtuar, pritet të tërheqë deri në 8 milionë vizitorë në vit, duke i dhënë një nxitje të madhe turizmit egjiptian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Librazhd : Masat për parandalimin e zjarreve, Kryebashkiaku Mariglen Disha mbledh strukturat vendore

LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Bashkisë së...

“Dita nis me këshillat e nënës” / Deputeti socialist ,Olsi Komici sjell një mesazh të thjeshtë, por plot vlera njerëzore

LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Deputeti socialist i Librazhdit,...

Nga marrja në pyetje te qentë antieksplozivë, prapaskenat e tmerrit që po ndodh në aeroportet e SHBA-së

SHBA ,10 qershor 2026/Albania Express News/Orët e fundit të...