Çelja e sezonit turistik dimëror, AdZM Elbasan zhvillon orë mjedisore me nxënësit e shkollës “Rrahman Çota” në Hotolisht

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik dimëror, Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan (AdZM) organizoi një aktivitet edukues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Rrahman Çota” në Hotolisht të bashkisë Librazhd.

Aktiviteti u konceptua si një orë e lirë mjedisore në terren, me synim nxitjen e dashurisë për natyrën, trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm në zonë.

Gjatë kësaj dite, nxënësit morën pjesë në një udhëtim eksplorues përgjatë rrugës antike Egnatia, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike shqiptare.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me historinë mijëra vjeçare të kësaj rruge, e cila dikur shërbente si një arterie kryesore që lidhte Lindjen me Perëndimin, duke kaluar përmes trevave të pasura të Librazhdit dhe Elbasanit.

Përveç rëndësisë historike, nxënësit u njohën edhe me vepra arti të vendosura përgjatë rrugës, si dhe me destinacionet turistike interesante që ndodhen në këtë itinerar.

Përfaqësuesit e AdZM Elbasan theksuan rëndësinë që ka edukimi mjedisor dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore e kulturore, si pjesë e zhvillimit të turizmit dimëror në rajon.

Ky aktivitet shënon jo vetëm fillimin simbolik të sezonit turistik dimëror në qarkun e Elbasanit, por edhe një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre mjedisore, për të rritur ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të vlerave lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...